Pas vrasjes, i ati i të riut që u vra doli në një deklaratë për mediat, nga ku edhe kërkoi drejtësi për të birin që iu vra duke punuar.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit . Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat . Cuni është vrarë ne 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentat. Cunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë , punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali , ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten . Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua…,”- shprehej ai.

Por mesa duket nuk e ka përballuar ngjarjen e rëndë me të birin dhe ka zgjedhur që t’i japë fund jetës.