Avokati Spartak Ngjala ka komentuar nisjen e sesionit të ri parlamentar. Sipas Ngjelës, ditën e sotme do votohet ligji “anti-Sali” duke iu referuar ligjit për ndalimin e kandidimit të personave që kanë lidhje me regjimin komunist, i propozuar nga mazhoranca.
“Sot është ligji anti-Sali. Ai është i vetmi që e pëson nga ligji, është non grata. Është me vendim të formës së prerë sepse nuk e ankimi non-gratën. Kush është non grata në Amerikë nuk mund të jetë deputet”, tha Ngjela. Avokati tha se do ketë përplasje, ndërsa shtoi se me përjashtimin e Sali Berishës nga parlamenti do ketë disfavor dhe për Edi Ramën, pasi sipas tij për sa kohë Berisha është pjesë e PD, e djathta nuk do jetë në pushtet.
“Do të ketë përplasje. Ka dhe Rama disa disfavore. Eliminimi i Saliut e kthen PD-në në pushtet. Saliu e mban PD-në jashtë pushtetit. Rama është me Saliun që PD të mos kthehet në pushtet. Saliu është non grata në Amerikë dhe ligji e përjashton. Saliu nuk e kupton që e dëmton PD-në. Duke qenë ai kryetar i PD nuk vjen dot në pushtet”- deklaroi Ngjela.