Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar takimin me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim dhe kreut të KQZ Celibashi në shoqërinë e Gjiknurit dhe Tabakut. Kryemadhi tha se në takim nuk u përmendën emra sa i takon financimit rus në PD në vitin 2017 ndërsa komunikoi se do të hetohet.
Po ashtu Kryemadhi shtoi se ligji për financim të partive politike ka nevojë për shqyrtim. E ndalur tek financimi i rus për PD, ajo theksoi se kushdo që e ka gëlltitur çorbën e prishur, ka për të vjellë gjithë jetën.
“Është bërë emergjente ngritja e barrierave për mosdepërtimin e financimeve ruse që cënojnë sigurinë e Shqipërisë, aq më shumë në situatën ku gjendemi. Mendoj që kjo është ajo që kemi ngritur me kohë. Ka më shumë se 6 vite që flas për influencën ruse në vend. Por më mirë vonë se kurrë. Ka ardhur koha që dy paritë e tjera të marrin eksperiencën e LSI apo Partisë së Lirisë sot, që të gjithë donatorët t’i kenë me emër dhe mbiemër donatorët. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim. Duke e bërë burokratike stimulohen më shumë paratë e pista. përgëzoj takimin me Kim dhe bashkëpunimi i gjithë partive të vijojë edhe më tutje. Ka një proces që do vazhdojë të hetohet dhe do hetohet edhe jashtë Shqipërisë. Kush e ka gëlltitur lugën e çorbë së prishur ka për të vjedhur gjithë jetën”, tha ajo.