Ish-deputeti Tom Doshi, i shpallur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u pa dje duke hyrë në Kryeministri.
Praninë e Doshit në Kryeministri e komentoi edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili u tha gazetarëve se ai nuk përgjon se kush futet brenda ambienteve të kryeministrisë, ndërsa shtoi se ka agjendën e tij politike.
Por, faktet tregojnë se axhenda politike e Ramës është e lidhur ngushtë me axhendën e interesave të Tom Doshit, të cili i ka dorëzuar Shkodrën.
Tom Doshi ka arritur të marrë deri ne 50 tendera në ditë, përmes kompanisë “ALDOSCH”, të cilën e ka kaluar në emrin e Aiqf Hoxhës.
Vteëm gjatë viteve të fundit, Toma ka marrë mbi 2 mijë tendera, që do të thotë se një pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe degëve të saj punojnë vetëm për t’i dhënë tendera Tomës.
Dhe arsyeja e vizitës së tij dje në Kryeministri ka dyshime të forta se lidhet me interesat e tij dhe konkretisht për t’u ‘sqaruar’ me Ramën për mënjanimin e Elona Bilalit në Shkodër, pas fyerjes së socialistëve. Bilali është një investim i Tom Doshit, ashtu siç edhe ishte Megi Ajtyresa.
Toma emëron dhe shkarkon drejtorët në Shkodër. Miratimi i tij merret deri tek emërimi i pastruesve. Shkodra është kthyer në një pashallëk i Tom Doshit, ashtu siç edhe u kthye Vlora disa muaj në pashallëk i Koço Kokëdhimës.
Por, ndërsa Rama arriti të hiqte qafet politikisht Kokëdhimën, para Tom Doshit është i pafuqishëm për shkak të votave që Toma ka në Shkodër.
Në vitin 2015, kur Edi Rama nuk e ndoqi skenarin e Tom Doshit kundër Ilir Metës pas prishjes në pazare për tregun e ilaçeve, Toma kërcënoi Ramën.
“Kur të flas unë më tepër, do t’i dridhen themelet mazhorancës dhe qeverisë. Do t’ja bëj me dije Edi Ramës se që sot e tutje, mes meje dhe tij s’ka më paqe. Dhe do ta shohim se kush është i humbur prej kësaj lufte“.
Më herët, Toma Kishte rrahur Ilir Beqjan në mjediset e Kuvendit, për shkak se Beqja nuk po i jepte atë që pretendonte kur ishte Ministër i Shëndetësisë.
Doshi besohet se ka rrahur edhe Ditmir Bushain, ndërsa kërcënonte ministrat e tjerë. Tom Doshi përdorte dhe kishte nën urdhra Gjiknurin, si ta kishte sekretar, ku mund ta çonte edhe për të blerë cigare.
I vetmi ministër që refuzoi presionet e Tom Doshit dhe që i tregoi forcën, ishte Saimir Tahiri