VIDEO/ Porosia u vonua për 10 minuta, 45-vjeçari godet fizikisht pronaren e kafenesë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Kavallës në Greqi, aty ku një pronare e një bar-kafeje është dhunuar fizikisht nga një 45-vjeçar, pasi atij ju vonua porosia.

Skena e rëndë është regjistruar nga kamerat e sigurisë në kafene ku 45-vjeçari i tërbuar ka arritur deri aty sa ka goditur gruan.

Siç e përshkruan edhe djali i pronarit të kafenesë, Cleisthenis Tzakis në një postim në faqen e tij në Facebook, gjithçka ka ndodhur mëngjesin e së shtunës. Ngjarja ka shkaktuar qindra reagime në rrjete sociale, ku dënohet akti i dhunës.