Yuri Kim: Shqipëria Ka Një Të Ardhme Të Jashtëzakonshme!

Ambasadorja Amerikane e Rilindjes së Edi Ramës është duke folur tashmë për arsimin në Shqipëri dhe të ardhmen e këtij vendi që po zbraset dita-ditës.

Sipas Yuri Kim Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme, teksa nuk përmend aspak emigrimin masiv të shqiptarëve dhe numrin e ulët të nxënësve këtë vit.

Yuri Kim thotë se në Shqipëri janë hedhur hapa të rëndësishëm, ndërsa nuk e di akoma që dhjetra nxënës mbetën pa regjistruar, pasi e-albania nuk punonte, ndërsa në shkollat e fshatit kushtet janë të mjerushme.

Që prej marrjes së detyrës, ambasadorja amerikane ka qenë shumë pranë partisë socialiste, ku shëtiste me eksponentë të PS dhe oligarkë në jahte luksoze.

Yuri Kim tha:

Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme. Arsimi është arma më e fuqishme për të ndryshuar botën. Duam t;i shohim tërësisht të integruar në Europë. Janë bërë hapa të rëndësishëm për arsimin në Shqipëri.