Balliu: Parcelat e drogës i gjejnë gazetarët, ndërsa Policia e Ramës jo

Balliu: Teza të iki Basha dhe Berisha është të shesësh opozitarizmin

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, shprehet se parcelat e drogës në Shqipëri arrijnë ti gjejnë gazetarët, ndërsa policia e Edi Ramës jo.

Ai shton se qeveria është e informuar se ku ndodhen parcelat, por qëllimisht nuk bën asgjë pasi “kjo është qeveri e parcelave të drogës”.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

“Si ka mundësi që gazetarë të ndryshëm arrijnë të gjejnë parcelat e drogës kurse Policia me drone dhe satelitët e Edvinin nuk i gjen dot?!

E vërteta është që qeveria e di fare mire ku janë parcelat por kjo qeveri nuk është kundër tyre pasi kjo është qeveri e parcelave të drogës.

Arrestojnë të rinj për një cigare hashash por parcelat nuk preken.

Këta nuk e kanë vendin në qeveri por e kanë vendin tek 313.”