Berisha i jep një post në parti edhe vëllait të Çim Pekës

Sali Berisha i ka dhënë një post në parti edhe Avenir Pekës, vëllait të gazetarit Çim Peka. Avenir Peka është vendosur në krye të Departamenti të Rendit dhe Sigurisë në PD.

Peka është jurist me profesion, dhe ka shërbyer në qeverisjen e Partisë Demokratike si këshilltar i kryeministrit për Rendin dhe Sigurinë Kombëtare; zv. ministër i Brendshëm, ministër i Brendshëm i komanduar dhe avokat i Shtetit pranë Gjykatave Ndërkombëtare. Me Çimin dhe Avenirin në krah, tani fitorja për Berishën është edhe më afër