
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha teksa ka folur për zgjedhjet vendore, ka përmendur faktorët që sipas tij mund të sjellin fitoren e opozitës kundër mazhorancës.
Ai tha se misioni i demokratëve është takimi me qytetarët dhe përdorimi i rrjeteve sociale.
“Ne si parti operojmë në kushtet kur mediat kryesore i kontrollon qeveria, kur burimet financiare i ka qeveria. Atë që nuk e ka në dorë qeveria, vendimin tonë për të përmbushur misionin që kemi. Në këtë mision takimi me qytetarët është rruga kryesore e jona për të bindur të tjerët. Të takojmë të takojmë të takojmë njerëzit e lirë që diskutojnë për probleme, për vlera, për zgjidhje dhe alternativa janë njerëz me ideale. Janë njerëz të cilët arrijnë të përmbushin misionin e tyre. Ne nuk kemi mjete të tjera. Ne duhet të takojmë çdo ditë. Secili prej nesh duhet të ketë një kohë të caktuar t’i kushtohet këtij misioni”, deklaroi Berisha.