Damian Gjiknuri: Do marrim mbi 40 bashki, s’na tremb bashkimi Berisha-Meta

Njësoj siç bëri kryeministri Edi Rama në Kuç të Vlorës para zgjedhjeve parlamentare të 2021, Damnian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, ka “shpallur” memorandumin e ‘Kontrast’, ku thotë se socialistët do të fitojnë mbi 40 bashki, pra një raport 2 me 1 përballë kundershtarit

I ftuar në Report Tv me gazetarët Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga, Gjiknuri i ka cilësuar zgjedhjet vendore të 2023, si aspak të lehta, por përtej kësaj thekson se nuk i tremb aspak fakti që përballë kanë Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Nuk janë zgjedhje të lehta. Ka ndodhur edhe aksidente që ne territore të dominuara nga e majta ka fituar e djathta, rasti i Përmetit në 2015, dhe ne pësuam humbje fitoi PD, këto janë mësime, duan kandidat të mirë, por edhe të gjithë strukturat e PS-së së bashku me kandidatin, harmonizojmë edhe individin, por edhe struktura. Se është vështirë për të fituar. Janë gara të forta, por mendoj që kontrasti është i qartë, kandidatët dhe strukturat do i kemi më të mira. (…)Gara do jetë e fortë, kudo dhe them që PS nga të dhënat që kemi, në raport 2-1. Nuk na trembin edhe pse janë bashkë”, tha Gjiknuri.