
Në kuadër të datës së zgjedhjeve lokale, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim në Presidencë me Bajram Begajn.
Gjatë deklaratës për mediat, Balla pohoi se PS është e gatshme që të hyjë në zgjedhje dhe t’i fitojë ato në datën që do ta përcaktojë presidenti Begaj.
“Zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill, 15 maj, duke marrë parasysh ndonjë ditë që mund të jetë festë zyrtare. S’kemi qenë të prerë në një propozim tonin apo sugjerim për një datë të caktuar, pasi besojmë se presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet. PS është e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhje, dhe t’i fitojë ato në secilën datë që do donte presidenti. Ajo që vërej, një vlerësim maksimal, gatishmëria e presidentit për të dëgjuar të gjitha palët”, tha Balla. Kujtojmë që Bajram Begajn dy ditët e fundit ka zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të partive politike për tu konsultuar para se të vendosë datën për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat priten të mbahen mes afatit kohor 15 prill – 15 maj.