
Zbulohet më në fund arsyeja se përse politikanët e kanë përdorur popullin shqiptar si mish për top prej vitesh.
Ndonëse padrejtësitë ndaj këtij populli janë të përditshme nga të gjitha anët e politikës, përsëri shqiptarët vazhdojnë t’i votojnë dhe të mos ngrihen në protesta.
Shpesh kemi pyetur veten se cili është motivi kryesor për këtë sjellje të popullit? Por duket se më në fund ka dalë përgjigjia. Shqipëria renditet në vend të 109 përsa i përket popujve më të zgjuar në botë.
Sa për statistikë, në vend të parë qëndron Japonia (IQ=106.48), në të dytin Tajvani (IQ=106.47) dhe në të tretin Singapori (IQ=105.89). Si matës i inteligjencës është përdorur koeficienti i inteligjencës (IQ).
Shumica e njerëzve në botë sipas World Population Review kanë një IQ midis 85 dhe 115. Vetëm gjenitë kanë një IQ mbi 140. Shqipëria del se e ka 81.75, pra më të ulët se minimumi mesatar botëror, duke u renditur kështu në vend të 109 në botë. Duhet pranuar se Rama, Berisha apo Meta janë vërtetë me fat duke patur një popull me këtë koeficient inteligjence.