Dështojnë protestat e Metës dhe Saliut/ Taulant Balla: Shqiptarët nuk bëhen mish për top që…

Dështojnë protestat e Metës dhe Saliut/ Taulant Balla: Shqiptarët nuk bëhen mish për top që…

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nuk beson se shqiptarët do të përdoren nga opozita për protestat e saj anti-qeveritare.
Balla është i vetëdijshëm se ajo që e quan “inflacion i luftës” për shkak të luftës në Ukrainë, ka goditur shqiptarët por shton se masat e marra nga qeveria për të mbrojtur qytetarët janë më të forta se thirrjet e opozitës për protesta.

“Shqipëria po përballet me inflacionin e luftës. Vëmendja jonë është tek familjet që po vuajnë çmimet e larta. Qeveria ka arritur që me këtë buxhet që ka Shqipëria, të ruajë të paprekur çmimin e energjisë elektrike. Këtu, si në të gjithë Evropën dhe në SHBA, po luftohet me inflacionin, jo me bomba. Shpërthimi i kësaj bombe është tek çmimet.

Kush mendon se do të marrë shqiptarët mish për top për hallin e vet që i ka rënë, se nuk ka hall më të madh se ky i Berishës, nuk besoj se shqiptarët mund të mashtrohen nga binomi mes Sali Berishës dhe Ilir Metës”– u shpreh Balla.