Dështon sërish kapja e Talo Çelës, kush e dekonspiroi operacionin e policisë? Arrestohet njeriu që e strehonte

Ka dështuar sërish operacioni i

Policisë së Elbasanit dhe forcave speciale për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela.

Policia e Elbasanit tha për Abc se i arrestuari i ditës së sotme Aqif Bezati, prej një muaji mbahej nën përgjim, pasi dyshohej se në pronat e tij fshihej i shumëmërkuari Talo Çela.

Të njëjtat burime konfirmuan për Abc se policia në rrugë informative kishte marrë informacion se në banesën e Aqif Bezatit strehohej Talo Çela, por në momentin që është ndërhyrë dhe ushtruar kontroll nuk ëhstë gjetur asnjë gjurmë e të shumëkërkuarit.