“Dimër i vështirë”, Rama: Edhe sikur hidrocentralet të jenë plot, Shqipëria nuk përmbush dot kërkesat energjetike

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se qeveria ka marrë masat e nevojshme për të përballuar dimrin e vështirë që na pret përpara.

Ai tha se sa i përket krizës energjetike, Shqipëria varet nga burimet ujore, e megjtihatë sipas tij edhe sikur hidrocentarlet të jenë në kapacitete të plota, vendi ynë nuk i përmbush dot të gjitha kërkesat.

“Urojmë të kemi shiun e nevojshëm, duke qenë se jemi të varur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë prurje. Duke pasur më shumë prurje shiu kemi më pak nevojë për të dalë në nevojë.