Dita Ndërkombëtare e Vajzave, Spiropali poston foto me të bijën dhe jep mesazhin: Mos e nënvlerëso rëndësinë tënde

Në ditën Ndërkombëtare të Vajzave, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka postuar një foto me të bijën dhe i përcjell të voglës disa mesazhe. Ajo ka postuar foto ku shihet dorë për dore me të bijën dhe i drejtohet Naltës dhe vajzave të tjera që mos e nënvlersonë rëndësinë e tyre dhe që të guxojnë në jetë.

Postimi i plotë i Spiropalit:

Urim për Naltën dhe vajzat në ditën e tyre

Nalta,

Duaj, të të duan.

Mos e nënvlerëso rëndësinë tënde.

Mos u afro kurrë me banalitetin, meskinitetin, vogëlsinë.

Kërkoje lumturinë përmes së vërtetës. Kërko thelbin e bukurisë.

Guxo !

Vëzhgo !

Mëso !

Kupto !

Mos e harro kurrë të mirën !

Mos u dorëzo !