E shoqërojmë me fasule”, ja si e përgatit bukën deputeti “nikoqir” nga Lushnja

FOTO/“E shoqërojmë me fasule”, ja si e përgatit bukën deputeti “nikoqir” nga Lushnja

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka rrëmbyer disa herë vëmendjen e rrjetit, kryesisht pas fjalimeve karizmatike në Kuvend dhe batutave që realizon herë pas here me gazetarët.

Por ditën e sotme ai ka rrëmbyer vëmendje me një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet në rolin e “amvisës”, duke përgatitur brumin e bukës, për ta pjekur më pas në kushte shtëpie.

Të dielën si ditë pushimi, Korreshi duket se ka zgjedhur ta kalojë pranë familjes dhe duke gatuar.

Ai tregon se brumin për bukën e ka përgatitur vetë dhe ka zgjedhur ta shoqërojë me një pjatë fasule, djathë, ullinj dhe qepë për të plotësuar vaktin.