Pas prezantimit zyrtar, Elisa Spiropali u rikthye në Shkodër, tashmë me frenat e marra të drejtimit politik të qarkut. Përballë socialistëve shkodranë nuk ka kursyer kritikat por edhe porositë, ndërsa në rrjetin social është treguar e kujdesshme të ndajë një mesazh përmbledhës të asaj që mori nga ky takim. Ajo që ra në sy ishte pjesmarrja e të gjithë drejtorëve rajonal, duke mos kursyer asnjë. Spiropali i ka vënë në rresht për një drejtorët dhe drejtuesit politik vendor, duke ju kërkuar punë e rezultate për partinë.
💜Shkodër – Me strukturat e Partisë Socialiste folëm hapur mbi nevojën për thellimin e riorganizimit, bashkimin e të gjitha kontributeve, afrimin e të rinjve & të të paangazhuarve, bashkëpunimin dhe punën me njerëzit.
🌹Në atë sallë do doja të shihja edhe shumë aktivistë e drejtues të tjerë që i kam njohur ndër vite, në opozitë e në qeveri.
🙏Jam e bindur se me besim dhe përkushtim do t’ia dalim ta kthejmë PS-në në alternativën e progresit dhe të shpresës për Shkodrën.
Bashkë🤝
