Furgoni pa shofer futet brenda një marketi në Librazhd

Një furgon është futur brenda një marketi në Librazhd. Mësohet se automjeti ishte pa shofer dhe për pak është shmangur edhe tragjedia.

Si pasojë e incidentit, dyqani në pronësi të Aqif Dautit ka pësuar dëme materiale.

Sa i përket shoferit, mësohet se ai kishte zbritur të pyeste për furnizimin me mall të dyqanit dhe e kishte lënë automjetin ndezur tek dera e biznesit.