Goditet regjistri sekret i të dhënave për krimin, del emri i gazetarit Armand Shkullaku si i skeduar nga policia

Ditën e sotme hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar dokumente të tjera nga skedarët e Policisë së Shtetit për persona të dyshuar kontingjente të përfshirë në krime.

“MEMEX” është sistemi i menaxhimit të informacionit kriminal. “MEMEX” mban të dhëna sekrete të policisë mbi cdo eksponent kriminal.

Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione.

Tashmë ka dalë në “shesh”. Publikimi i sistemit “MEMEX” përbën një rrezik serioz për punën e autoriteteve shtetërore. Aty ndodhet informacioni për cdo person të përfshirë në veprimtari kriminale.

Ajo që kishim dyshime dhe që druheshim ta thonim me plot gojë ndodhi. 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hakersat. Siguria publike është vënë në pikëpyetje të madhe….”, shkruan eksperti Ervin Karamuço.

Ajo që bie në sy nga dokumenti i publikuar është emri i gazetarit të njohur, Armand Shkullaku i cili ndodhet në listën e personave të dyshuar ose proceduar në sistemin e Menaxhimit të Informacionit Kriminal.

Goditet MEMEX? Në sistemin e të dhënave të “Homeland

Janë dhjetëra dokumente me emra dhe foto shqiptarët, ku në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”. Pra, “shqiptarët e dyshuar”, por se për çfarë bëhet fjalë nuk specifikohet.

Por çfarë është MEMEX? 

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione.

Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem, puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.