Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj janë dhunuar fizikisht në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy vëllezërit janë rrahur ditën e djeshme nga 4 persona, ku një makinë u ka prerë rrugën dy vëllezërve Beqiraj, të cilët po udhëtonin me një motor.
Në këtë moment ato janë drejtuar drejt makinës në të cilën udhëtonin 4 persona dhe janë konfliktuar me këto të fundit.
Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet kanë marrë me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, për rreth 500 metra, por më pas e kanë nxjerrë nga mjeti dhe janë larguar. 4 personat janë shpallur në kërkim nga policia.
Dy grupet dyshohet se kanë pasur konflikte për pazare droge. Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj janë të skeduar si trafikantë droge. Ata janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Dy grupet dyshohet se kanë pasur konflikte për pazare droge.
Prapaskena mëson se dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj janë të skeduar si trafikantë droge.
Ata janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Gjatë një kontrolli në banesën e tyre në Durrës, policia gjeti një sasi kokaine, doreza metalike, armë dhe aparate celularë.
Vëllezërit Beqiraj kanë pretenduar para hetuesve se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, si pasojë e përplasjes së motorrit me automjetin, debat që sipas tyre degradoi në dhunë dhe më pas marrjen në makinë të Indritit, të liruar gjysëm kilometër më tutje.
Por policia ka dyshime dhe po heton në dy drejtime të ndryshme, edhe versionin e një konflikti çasti, por edhe të konflikteve që vëllezërit mund të kenë pasur më herët me autorët.