Këtu jetohet me më pak stres, emigrantët të kthehen”, Rama: Thirrja qe i bëj emigrantëve..

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, janë ndalur në Përmet, aty ku dhe kanë zhvilluar një takim me qytetarët e kësaj zone.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë i bëri thirrje emigrantëve që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre, duke theksuar se lufta për amnistinë fiskalë do të vijojë deri në miratimin e saj.

Rama tha se është e patolerueshme që të gjithë shqiptarët të etiketohen si kriminelë.

Teksa më tej, Rama tha se faji është i opozitës së rublabe, që ndërkombëtarët dhe partnerët europianë janë të shqetësuar për ecurinë e nismës së amnistisë fiskale në vendin tonë.

“Jetohet më pak stres se në rrëmujë dhe rëmt ku thoshte Naimi të vendeve ku për një periudhë të gjatë kanë bërë punë. Kjo është thirrja që i bëj emigrantëve dhe prandaj po luftojmë për amnistinë fiskale.

Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit nëpër botë por janë një pakicë një përqind më pak, ndërkohë 99% e kusur e tyre janë njerëz si ata këtu që kanë ardhur madje janë martuar dhe me vajza të atyre vendeve ku kanë qenë dhe kanë hapur dyert këtu dhe mbajnë ekonominë, si janë këta kriminelë?! Si bëhen kursimet e tyre të tëra në një stampë tejtër prodhimi i krimit. Por, ata nuk kanë asnëj faj sepse jemi ne të parët . Është e djathta e rubla ajo palo opozitë. Një pjesë e cilit ka dalë në dritë por ka një pjesë tjetër që nuk ka dalë ende ne dritë.

Sepse nuk është rastësi edhe për atë stampë që mori një popull i tërë si një popull egërsirash që edhe në një luftë nxirrnin organet e njerëzve. Unë jam i bindur që ka gisht në një mënyrë ose tjetrën pikërisht që kjo për kaq vitesh ule e ngre Shqiëprinë si çetën e krimit vetëm për luftën për pushtet. Nuk ka si të shpjegohet, harmonia e plotë mes partisë së atij që sot e ka goditur botën me inflacionin e luftës Putinit dhe Partisë dje në pushtet që sot bërtasin Shqipëria në rrezik, nuk ka asnjë mundësi.

Pse ne e kundërshtuam dhe nuk e votuam atë rezolutë sepse janë ata që hedhin gurin dhe fshehin dorën dhe thonë kapni hajdutin dhe kapni hajdutin.

Nuk është për ti vënë faj miqve ndërkombëtarë, partnerëve, cinikëve, kur ja japin gojës pa asnjë siklet duke i futur të gjithë në një thes dhe duke e trajtuar përpjekjen tonë kushtetuese për të legalizuar 30 vite gjak kursime si një përpjekje të dyshimtë për të ndihmuar , lehtësuar, pastruar produktet e krimit.

Një skandal i paimagjinueshëm. Por ne do të vazhdojmë përpara sepse kjo është gjëja e duhur dhe e drejtë. Sa shqiptarë kanë vajtur në MB me emër tjetër, si të larguar nga lufta me persekuptiemt në Kosovë sepse ishin në pikë të hallit. Ku do i çojnë kursimet ata. Epo nuk i lëmë në rrugë ne ata”, tha Rama.