Mark Zhuri padit shefin e komisariatit Vau i dejës: Ka kanabizuar territorin. Merr 3-4 mijë euro/ parcelë

Sekretari i përgjithshëm i Vaut të Dejës, Mark Zhuri ka ngritur një padi ndaj shefit të komisariatit të Vaut të Dejes Bardhyl Saliu.

Ai e ka akuzuar Saliun për kanabizim të territorit të Shkodrës dhe pjesëmarrje të grupeve kriminale.

Sipas tij Saliu ka ndihmuar grupet kriminale në kanabizimin e territorit kryesisht zonat malore kundrejt një pagese 3-4 mijë euro për parcelë.

Sipas tij ai gjithashtu ka “djegur dhjetëra hektarë pyje e kullota në Timal, gjoja duke asgjesuar kanabisin e kapur nga strukturat e policisë”.

Padinë e tij ai e ka shoqëruar edhe me disa foto që sipas tij provojnë denoncimin e ngritur ndaj shefit të komisariatit.

Sipas tij ai gjithashtu merr 1500-2000 euro për ndërtimet pa leje.

“Duke qarkulluar me makinën e tij ai kontrollon cdo lagje me sekserët e tij dhe kërkon para në këmbim, ndryshe të dërgon në prokurori,” ka shkruan ai ne pad