Mjeti merr flakë në ecje. Ngjarja në afërsi të burgut të Reçit.

Një automjet mori flakë në ecje. Ngjarja u regjistrua në afërsi të Burgut të Reçit dhe fatmirësisht pa lëndime në njerez, por vetëm dëme materiale. Shërbimi zjarrfikës nga Kopliku ndërhyri për shuarjen e flakëve. Po hetohen shkaqet e zjarrit, dyshohet defekt elektrik .