Gazetari Adriatik Doçi ka pasur një përplasje të fortë sot me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Maltezi ka reaguar në rrjetet sociale, duke hedhur një imazh me ndërtimeve në Tiranë, duke shkruar: “Bingo bën ai që gjen Parkun Orbital. Është diku aty, se kanë përlarë para sikur kanë mbjellë 550,000 pemë!! Paratë vidhen, pemët janë virtuale, parku imagjinar. E gëzofshin Soros-drejtësinë”.
Por ndaj tij ka reaguar gazetari Adriatik Doçi, i cili ka replikuar. “Mos e ke fjalën për Veliajn që të dha leje ty për dy kullat e fundit apo për Bashën që të dha leje për 17 kullat e para?!”, i shkruan Doçi.
Por ai e ka sulmuar gazetarin: “Adriatik Doçi, ketu nuk eshte vend per ata qe tregojne me krenari se kane gjithe fisin spiune te komunizmit Tek letrat per sadriun, dhe as vend per shpifesit e paguar te Mafiozit lecjan. Shko bej pis diku tjete”.
Por gazetari nuk ja ka përtuar, duke i treguar vendin. “Duhet t’i përballosh me qetësi të vërtetat. Ke marre leje për 19 kulla. Nuk ka ndonjë gjë të keqe. 17 nga Luli dhe 2 nga Veliaj. Tani i kritikon për pyllin orbital. Sadriu ka ndarë 12 milionë euro me Xhelal Mziun e Foltores. Sadriu është pak a shume si ju. Sa për mafiozë, njoh vetëm një mafioz nga Laçi që paguante kunatin tënd. Nuk jeni kot në listën e zeze. Unë jam gazetar dhe nuk kam as kulla, as para dhe as lidhje me politikën. Komunistet mos i shaj shume se mund të zemërohet vjehrri. Babai im Enverin dhe Nexhmien i ka parë vetëm në TV, ndërsa vjehrri yt ulej në oxhakun dhe varkën e tyre. Apo nuk është kështu?! Nuk je mësuar t’i që dikush të t’i thotë të vërtetat përballë, por vetëm të fshihesh dhe manipulosh”, shkruan Doçi.