Ushtria ruse do të shfaroset nëse armatimi bërthamor do të përdoret në Iuftën në Ukrainë dhe për këtë, do të sigurohet vetë Perëndimi.
Është ky komenti që ka kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pas takimit që është zhvi.lluar mes ministrave të Jashtëm të NATO-s
Vladimir Putin po thotë se nuk është duke luajtur blo.fin. Pra, ai nuk mundet të për.ballojë të luajë blofin dhe duhet bërë e qartë se edhe nje.rëzit e shtetet, të cilët e mbështe.sin Ukrainën, siç janë vendet anë.tare të Bashkimit Evropian, SHBA-të dhe NATO, nuk po luajnë blof”, de.klaroi Borrell nga Brukseli.
Më tej, ai e përshkroi qartësisht situatën, duke e thënë prerazi se përgjigja ndaj një sulmi të mundshëm bërthamor kundrejt Ukrainës, nuk do të mungojë dhe përgjigja, do të jetë aq e ashpër sa të shfarosë të gjithë Ushtrinë ruse.
Po në të njëjtat vija ka qenë në fjalën e tij edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e ravijëzoi faktin se “pasoja të rënda” e presin Moskën në rast të përdorimit të armatimit bërthamor.