Që tani po mblidhen certifikatat”, Berisha paralajmëron Ramën: Do ta paguash shtrenjtë prekjen e votës

“Që tani po mblidhen certifikatat”, Berisha paralajmëron Ramën: Do ta paguash shtrenjtë prekjen e votës

Gjatë fjalës hapëse në takimin me kryetarët e degëve të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se ka informacion se “që tani kanë filluar që të mbledhin certifikatat”.

Sali Berisha: Edi Rama nuk ka të ndalur. Duhet ta ndalim. Të jemi të përgatitur për një betejë. Këtu kemi kryetarin e ri të Forumit Rinor, kemi kryetarët e Forumeve. Në ballë të kësaj beteje do të jenë të rinjtë. Do të jemi të gjithë. këto dy fronte po shkojnë drejt zgjedhjeve. Unë kam marrë informacion se kanë filluar që tani duke mbledhur certifikatat.

Kryedemokrati Berisha ka paralajmëruar Kryeministrin Rama se nëse “prek votën do ta paguajë aq shtrenjtë sa nuk mund ta imagjinojë”.

Sali Berisha: Unë do t’i them “mblidhi”, por në mënyrë absolute, ja ku jam këtu, do ta paguash aq shtrenjtë nqse prek votën sa nuk mund ta imagujinosh. Ka një kufi. Ne po votojmë vetë, po votojmë e po votojmë. Do t’i kthejmë shqiptarëve votën. Nqse ky armik i votës mendon prapë të vjedhë votën të presë të nesërmen, se ç’e pret. E them hapur.  Ne votën nuk e dorëzojmë. Data 27 Prill duhej të ishte data e kryengritjes më të fuqishme që ka njohur Shqipëria për votën sepse demokratët u përballën me shtetin elektoral, u përballën me ushtrinë e patronazhistëve terroristë të kuq. Po nuk nxori mend, unë i jap fjalën e nderit se do t’i japim përgjigjen  më ekzemplare që nuk mund ta imagjinojë dhe do përgatitemi. Ne nuk duam asgjë tjetër, përveçse të votojnë shqiptarët.