Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarë tha se në fillim të vitit të ri do të ketë një rritje tjetër për zjarrfikësit.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët online, ku në fokus siç thotë ai do të jenë shqetësimet e qytetarëve. Sipas Ramës janë zgjedhur për tu diskutuar shqetësimet më të ‘egra’.
‘Mirëmengjes takohemi pas pak live këtu dhe duke ju falenderuar për shumë komente të këtyre ditëve të ngarkuara me shumë baltë, si edhe duke ju siguruar se pasi i kemi lexuar të tëra shqetësimet tuaja një për një, kemi zgjedhur më të “egrat” për bashkëbisedimin tonë, ju uroj një fundjavë të qetë.’- shkruan Rama.