
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për News 24 iu ftesës së kreut të “Rithemelimit”, Sali Berishës që dy grupet në këtë parti të dalin me një draft për reformën territoriale.
Duke e quajtur Berishën deputet, Alibeaj tha se prej kohësh i ka kërkuar të gjithë deputetëve të grupit parlamentar të japin sugjerimet e tyre.
“Unë i përgjigjem ftesës së një deputeti, qoftë edhe ky zoti Berisha: unë kam një detyrim edhe si kryetar i grupit parlamentar, që reforma territoriale të jetë një mishërim i interesave, një mishërim i angazhimit politik dhe partiak të çdo deputeti të grupit të PD. E kam bërë këtë që në fillim kur u ngrit komisioni i reformës territoriale, për të cilin edhe u anatemova për mënyrën pse u ngrit, mos ka ndonjë Pazar, gjithsesi këto janë çështje që i kam hedhur pas kurrizit. Që në atë moment ishte hapur ftesa për secilin nga anëtarët e gurpit parlamentar që të ishin pjesë. Një pjesë u përgjigjën, një pjesë jo. Pavarësisht kësaj, pas ngritjes s ëkomisionit, në korrik dhe gusht, të ftuar kanë qenë të gjithë deputetët. Konstatova një mospjesëmarrje të tyre. Edhe para një jave zonja Cupi me zotin Bylykbashi dhe Asllani me idenë e mirë për çdo sugjerim konstruktiv që të bëhen pjesë të projekltligjit finak. Ndeshi në refuzim. Megjithatë edhe në këto momente, edhe tani pasi është dpeozotuar pr.ligji nga ana jonë, jemi të hapur për çfarëdolloj sugjerimi konstruktiv të paraqitet si amendament dhe ta mbështesim. Më shumë se kaq besoj se nuk kam se çcfarë të bëj”, tha Alibeaj për News 24.