Revolucioni” me Berishën për rrëzimin e qeverisë, Meta zbut tonet: Nuk flirtojmë me Ramën, jemi gati për çdo zhvillim të papritur

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta  ditën e sotme tha se opozita duhet të jetë e përgatitur për çdo zhvillim të papritur, pasi sipas tij qeveria është në rënie të lirë, duke iu referuar këtu edhe sulmit kibernetik ndaj vendit tonë.

Meta thotë se është detyra e opozitës të ringrihet fuqishëm dhe të mos flirtojë me Edi Ramën.

“Ajo që ka ndodhur është sepse për një kohë të gjatë kishte rënë opozita. Kjo solli rënien e të gjithë shtetit. Kapitullimin e funksionit që bëhet njëherë në 200 vjet ndoshta. Duke dhuruar të gjithë pushtetin vendor. Në Bashkinë e Tiranës nuk ka asnjë këshilltar opozitar.

Në të gjithë Shqipërinë. Kjo nuk ndodh as në vendin më të humbur të Afrikës. Qeveria bëri një kryevepër të korrupsionit dhe krimit duke pasur edhe opozitë në parlament. Këta mendo se çfarë bëjnë në këshillat bashkiakë duke mos pasur asnjë përfaqësues të opozitës. Është detyra e opozitës që të ngrihet fuqishëm.

Kjo do të kërkojë një aksion të kombinuar jo vetëm të protestave por në fund fare finalja do të jetë vota. Kjo kërkon përgatitje më efikase. Që të jemi gati për çdo zhvillim tjetër të papritur. Qeveria është në rënie të lirë. Kemi një kryeministër mashtrues. Ka qenë i informuar nga vendet partnere që ka ndodhur hakerimi. Në muajin maj ai i ka kërkuar bankave që sistemin e mbrojtjes ta kalonin në sistemin që u hakerua.”, tha Meta në një intervistë në “Shijak TV” .

Kjo zbutje e retorikës së Metës, vjen pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, pasi ish presidenti sëbashku me Sali Berishën, patën premtuar revolucion këtë vjeshtë për të rrëzuar Ramën.

Por deri tani, asgjë prej premtimeve të mëdha nuk ka ndodhur.

codramol