Shpërthim masiv në urën që lidh rajonin e aneksuar të Krimesë me Rusinë

Një cisternë karburanti shpërtheu në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në urën më të gjatë të Evropës, e cila lidh Rusinë me territorin e aneksuar të Krimesë, sipas medias shtetërore ruse RIA dhe pamjeve të mediave sociale.

Imazhet e urës së Kerçit të postuara në mediat sociale duket se tregojnë një pjesë të urës të shkatërruar dhe flakë të mëdha në pjesë të saj.

Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

Qarkullimi ëstë pezulluar në këtë urë e cila, për Rusinë është strategjikisht shumë e rëndësishme pasi lidh rajonin e Krasnodarit me Gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Moska.

Një zyrtar nga Krimea fajësoi “vandalët ukrainas” për shpërthimin në urën e Kerçit në një postim në Telegram.