Spiropali-Berishës: Do japësh përgjigje për çfarë ke lënë apo do vish vërdallë për të gjetur vdekje e plagosje?

Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar ndaj Sali Berishës duke i kujtuar gjithçka la pas kur humbi zgjedhjet e vitit 2013 dhe e pyet nëse do të japë përgjigje për to. Në Kuvend i renditi borxhet e energjisë dhe problemet me Bashkitë. Spiropali e cilësoi Berishën si ‘renegat’ në cdo luftë përfshirë atë të sulmit kibernetik duke i thënë se ka aleatët e tij që i japin informacione të rreme. Në përfundim i kujtoi sërish përplasjet brenda PD duke i thënë se flet me gjuhë përjashtimi duke iu referuar kështu grupit të Alibeajt.

 

“Meqë e ka vënë dorën në zemër për të varfrit, do pyues sa të varfër do dilnin nga varfëria ekstreme dhe sa shtëpi do ndërtoheshin nëse borxhet e energjisë në 2013 nuk do të ishin 1.2 milionë dollarë? Po nëse ju nuk e kishit shitur të gjithë sistemin tonë energjetik te Cez dhe ta falimentonit të gjithë sistemin? Po në rast se nuk do ishin futur dorëzanë e sekserë për të privatizuar sistemin tonë energjetik? Ky parlament ka ngritur Komision Hetimor pikërisht për dorëzaninë që keni bërë ju e njerëz rreth jush?