Të ngrihemi në protesta”/ PD: Rama rrezikon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka reaguar pas kërkesës së Çekisë, për vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë pasi nuk ka arritur të sigurojë kufijtë për emigrantët e paligjshëm që kalojnë në vendin tonë.

Sipas PD, qytetarëve shqiptarë do tu kërkojnë vizë për të lëvizur në Bashkimin Europan, siç bënin para vitit 2010, kur qeveria Berisha rriti suksesin historik duke liberalizuar vizat.

PD ka theksuar se kjo kërkesë ka ardhur pas vonesave dhe mospajtimit absurd të qeverisë Rama për të mos njësuar kriteret e vizave për shtetasit e vendeve të treta me BE, ç’ka u mundëson nacionaliteteve të ndryshme të përdorin Shqipërinë si portë hyrëse në vendet e Bashkimit Europian.

Deklaratë e Partisë Demokratike nga zëdhënësja, Floriana Garo:

“Çekia, vendi që mban Presidencën e BE deri në fund të vitit, ka kërkuar që Shqipërisë bashkë me Serbinë, t’u kthehet regjimi i vizave. Domethënë që qytetarët shqiptarë të kërkojnë vizë për të lëvizur në Bashkimin Europan, siç bënin para vitit 2010, kur qeveria Berisha e Partisë Demokratike liberalizoi vizat.