
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku është qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të godinës të televizionit Top Channel.
Për pasojë ka humbur jetën roja i këtij institucioni. Sipas burimeve, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt godinës ku njëri nga plumbat ka prekur 60-vjeçarin Pal Kola. Ky i fundit humbi jetën teksa po transportohej në spital. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja.
Pak pas ngjarjes, policia gjeti një automjet në autostradë të djegur, e cila dyshohet se i përkiste autorëve të krimit.
Mjeti tip ‘Range Rover’, me targa të vjedhura u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës brenda të cilit u gjetën edhe dy armë zjarri tip kallashnikov.
Ende nuk dihet motivet që fshihen pas sulmit të rëndë ndaj Top Channel