U ndau 34,000 Euro pasagjerëve, arrestohet shoferi i furgonit

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtimi”, policia ka arrestuar drejtuesin e një furgoni të linjës Bari-Durrës pasi gjatë kontrollit u gjetën 34, 000 Euro.

Këtë shumë parash, drejtuesit i mjetit, 38-vjeçari J.Z. ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua 38-vjeçari për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.