Lot dhe dhimbje në Shkozë, përcillet në banesën e fundit 18-vjeçari, ishte djali i vetëm i familjes

Lot dhe dhimbje në Shkozë, përcillet në banesën e

Lot dhe dhimbje në “Rrugën e Luleve” në Shkozë ka pllakosur heshtja. Dyert e mortit janë hapur në familjen Dervishi. Ata përcollën në banesën e fundit këtë pasdite birin e vetëm Aurelion 18 vjeç faji i vetëm i të cilit ishte se ndodhej në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.

Pas një konflikti mes dy grupe të rinjsh për një vajzë ai u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë.

E madhe është dhimbja edhe për shokët të cilët e takuan vetëm pak minuta para krimit.

 “Aurelio nuk bënte sherre. Punonte me materiale elektrike me të atin. Bënte shumë për shoqërinë. 

E takova 30 minuta para ngjarjes afër vendngjarjes. Ishte në të njëjtën makinë pasagjer. Uli xhamin dhe na përshëndeti”, thanë miqtë e viktimës.

Për ngjarjen policia ka vënë në pranga 4 persona mes tyre 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç. Frensis Shahu 20 vjeç së bashku me 2 kushërinjtë e tij 16 vjeçarë dhe një 15 vjeçar u konfliktuan rreth orës 22.00 të së dielës pranë rrethit të shkozës me Aurelio Dervishin dhe 2 miqtë e tij pasi në makinë ata kishin një 16 vjeçare që dikur ka qenë e dashura e nje prej shokëve të tyre.Sherri me grushte u pasua me atë me thika nga dëmtimi i të cilës Aurelio Dervishi ndërroi jetë. Policia dyshon se mjeti prerës u përdor nga 15-vjeçari i nxitur nga shokët më të rritur.Hetimet po thellohen edhe për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për të kuptuar se kush prej palëve e kërkoi përballjen.