I nxehti afrikan “përvëlon” Shqipërinë, njihuni me parashikimin e motit për sot

I nxehti afrikan

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites.Në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e nxehta të ditës (mesditë deri pasdite) zhvillim i shpejtë i vranësirave vertikale të cila do të shoqërohen me reshje shiu të dobta si dhe për një periudhë të shkurtër kohore reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve në këto zona. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale (prani e reshjeve të shiut).Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale era bëhet relativisht intensive dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

I nxehti afrikan "përvëlon" Shqipërinë, njihuni me

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *