A u vodh Barcelona nga VAR-i? Pamjet tregojnë nëse Lunin e mbajti topin jashtë portës së tij

A u vodh Barcelona nga VAR-i? Pamjet tregojnë nëse Lunin e mbajti topin jashtë portës së tij

Barcelonës duket se i është “vjedhur” një gol, pasi kishte një moment shumë diskutabil në minutën e 28-të.Lamine Yamal bëri një goditje të fuqishme, por Andryi Lunin duket se nuk ka munfuar ta mbajë topin jashtë vije.Në La Lig nuk përdoret teknologjia e vijës së portës, duke lënë VAR-in në një pozicion të palakmueshëm.

Përkundër se e shikuan në disa kënde, Lunin duket se nuk ka arritur ta mbajë topin jashtë vije, pasi topi u duk shumë brenda.

Me dy gishtat lart, 4 protestuesit dalin para gjykatës: Edhe rripin e pantallonave na i kanë hequr

Tubimi para bashkisë së Tiranës/ Me dy gishtat lart, 4

TIRANË– Kanë dalë sot para gjykatës katër protestuesit që morën pjesë në protestën e së premtes para bashkisë së Tiranës. Protestuesit pritet të njihen sot me masën e sigurisë. Ato akuzohen se kanë hedhur molotov drejt godinës së bashkisë. 

Prapa kafazit prej xhami, ata janë shprehur se kane marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe nuk kanë qëlluar me molotov.

Engjëll Agaçi padit për shpifje programin italian: Burimet duhet të verifikohen

Engjëll Agaçi padit për shpifje programin italian: Burimet

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi ka reaguar pasi emri i tij u përmend nga emisioni italian Report në Rai Tre, gjatë një reportazhi për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.


Rai 3 thoshte se njeriu kyç i paktit me italinë është Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, një ish avokat i trafikantëve të drogës.

Në një reagim për median italiane “La repubblica”, Agaçi njoftoi se do të ngrejë padi për shpifje ndaj emisionit. Krahasimi i bërë nga programi televiziv sipas Agaçit, është shumë i dëmshëm për reputacionin e tij.

Kam lënë detyrën ligjore dhjetë vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv Report është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italian. Burimet duhet të verifikohen dhe po ashtu edhe lajmet”, ka thënë Agaçi në reagimin e tij.

Një turp i madh për futbollin botëror”! Portieri i Barcelonës flet pas polemikave me Real Madridin: Si nuk gjejnë para për “Goal Line”? Jam pa fjalë!

Portieri i Barcelonës, Ter Stegen, ka shpërthyer menjëherë pas ndeshjes mes Real Madrid dhe Barcelonës. Gardiani i ekipit të drejtuar nga Xavi, nuk e kupton ende sesi nuk u akordua goli i Yamal pasi edhe për topi kishte kaluar vijën. Në La Liga mungon teknologjia “Goal Line” ku arbitri sinjalizohet direkt nëpërmjet orës nëse topi e ka kaluar vijën ose jo dhe për këtë arsye u përdor VAR, që duket se këtë herë gaboi.“Vasquez ishte shumë inteligjent në rastin e penalltisë, e kërkoi vetë atë. Yamal? Nuk e kuptoj pse nuk mund të kenë para në La Liga për të zbatuar teknologjinë e “Goal Line” që e kanë edhe kampionatet e tjera. Nuk gjej fjalë për ta shpjeguar atë që ndodhi sot. Është një turp për futbollin botëror. Kjo botë e sportit lëviz shumë para, por jo për atë që është më e rëndësishme. Më mungojnë fjalët”, tha Ter Stegen

“I infiltruari në protestën e Bashkisë Tiranë i dënuar me 12 vite burg”, reagon policia: Lajm i pavërtetë

“I infiltruari në protestën e Bashkisë Tiranë i

Pas publikimit në disa portale se një i infilturuar në polici, gjatë protestës në Bashkinë e Tiranës, më parë ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje në Itali, ka reaguar Policia e Shtetit.

Sipas reagimit të policisë, lajmi i publikuar në media është i pavërtetë, pasi efektivi E.Z është i datëlindjes 2000. Sipas Policisë, kur ka ndodhur ngjarja, për të cilën flitet në portale, efektivi ka qenë vetëm 8 vjeç.

Reagim i Policisë së Shtetit:Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale për një punonjës Policie, sqarojmë opinionin publik se pas verifikimeve të kryera, lajmi i publikuar është i pavërtetë.

Shtetasi E. F. Z., i datëlindjes  07.11.2000, është bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit në janar të vitit 2022, pasi ka mbaruar kursin për Patrullë të Përgjithshme, në Kolegjin e Policisë, pranë Akademisë së Sigurisë.Shkrimi i publikuar në mediat italiane i referohet ngjarjes së ndodhur në vitin 2008, dhe në atë kohë punonjësi i Policisë, shtetasi E. F. Z., ka qenë 8 vjeç.Publikime të tilla dashakeqe dhe të pavërteta, cenojnë imazhin e punonjësit të Policisë dhe të Organizatës së Policisë.Drejtoria për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat

Ambasadat në mbrojtje të SPAK pas sulmeve të Metës, kreu i PL: Nuk tërhiqem!

Kreu i Partisë së lirisë Ilir Meta tha sot në një konferencë për mediat se nuk tërhiqet nga deklaratat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani me gjithë reagimin e ambasadave të huaja në vendin tonë.

Teksa paraqiti një moment nga raportimi i kreut të SPAK ku ai deklaron se gjykata vendos cfarë kërkon prokuroria, Meta u shpreh se “nëse në vendet e tyre, Prokuroria është mbi Gjykatat, ne mund të themi që na vjen keq për vendet tuaja”.

Në qëndrimet e mia ndikojnë vetëm bindjet e mua dhe e vërteta. Unë juve ju paraqita një deklaratë të Dumanit, në shqip dhe në anglisht.

Nëse nuk është Dumani, por sozia e tij, sepse tani në këtë kohë të operacioneve plastike apo inteligjencës artificiale, atëherë unë kërkoj ndjesë.Jam i bindur që ndërkombëtarët që kanë bërë deklarata, mund të kenë mundësinë t’i shikojnë se çfarë ka thënë Dumani. Nëse në vendet e tyre, Prokuroria është mbi Gjykatat, ne mund të themi që na vjen keq për vendet tuaja”, – tha Meta.

“E bëmë ministre dhe nuk erdhi në mbledhje, do ta bëj të skuqet”, kush është ish-ministrja që tërboi Metën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, në sulmin që i bëri bashkëshortes bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, e akuzoi ndër të tjera se nga e saj ka pasur përpjekje për të sabotuar kuorumin e Komitetit.

Ai u shpreh se “një shoqe që e bëri ministre”, jo vetëm që nuk erdhi, por as nuk iu përgjigj mesazhit të tij, pasi sipas Metës, i është thënë nga Kryemadhi që të mos shkonte.

Por kush është ish-ministrja që akuzoi Meta si mikeshë të Kryemadhit dhe që i bojkotoi mbledhjen.

Kryetari i PL-së e kishte fjalën me kode ndaj Klajda Gjoshës, e cila dy kabinete qeveritare që Meta ka marrë pjesë, në 2009 me Sali Berishën dhe në 2013 me Edi Ramën, ka qenë ministre dhe njihet si njeri i afërt i Monika Kryemadhit.“Nepotizmi është ai që nuk na bëri të mundur një shoqen tonë që e bëmë dikur ministre për ta promovuar për vlerat e reja dhe edukimin e saj sipas konceptit tim, që të ishte prezentë në mbledhjen e kaluar të Komitetit. Ajo ka qenë e rregullt në çdo mbledhje dhe kurrë nuk i kisha kërkuar të vinte.Për herë të parë Ilir Meta që e bëri ministre e mori në telefon dhe i tha ‘faleminderit shumë që ke qenë e pranishme në mbledhjet e Komitetit Drejtues dhe kam një lutje që dhe nesër të jesh prezente, nuk dua angazhim të flisni por vetëm të jeni prezente’.Sepse kishte një përpjekje për të sabotuar kuorumin e mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar.Nepotizmi e bëri atë që kur të më dalë mua përpara, po më doli, dhe unë do përpiqem ta qetësoj, të skuqet. Sepse i kanë thënë ‘si do shkosh ti atje, ty s’të bëri Ilir Meta, ty të bëra unë, shoqja e Agim Neshos. Të bëmë ne’, prandaj nuk erdhi.A mundet një njeri që si kishte vajtur mendja kurrë që të bëhej ministre, jo vetëm që nuk tha se nuk vinte po as nuk ktheu përgjigje dhe të shpikte një gënjeshtër të bardhë që ‘jam pa qef’?!”, tha Meta.

Formacionet zyrtare të El Clasicos: Ancelotti me disa ndryshime, Xavi iu beson yjeve

Real Madridi pret Barcelonën në ndeshjen e njohur si El Clasico, që zhvillohet në kuadër të javës së 32-të të La Liga.Mbretërit vijnë në këtë takim si lider me 78 pikë, tetë më shumë se sa Barcelona që është e dyta.Carlo Ancelotti ka bërë publik formacionin, ku starton me Luka Modric nga minuta e parë, ndërsa në sulm janë Vini Junior dhe Rodrigo të mbështetur nga Jude Bellingham.

Në anën tjetër, Xavi i ka besuar Lamine Yamal, Robert Lewandowskit dhe Raphinha, ndërsa në mbrojtje starton Pau Cubarsi.Ndeshja fillon në ora 21:00, ku një fitore e mbretërve do t’i afronte drejt titullit, ndërsa e kundërta, një fitore e katalansave, do ta hapte paksa luftën për titull.

Real Madrid: Lunin; Lucas, Tchouameni, Rüdiger, Camavinga; Modric, Kroos, Valverde, Bellingham, Vinicius, Rodrygo.

Barcelona:Ter Stegen; Koundé, Araújo, Cubarsí, Cancelo; Christensen, Gündogan, De Jong; Raphinha, Lamine Yamal, Lewandowski.

Frika nga SPAK, zyrtarët hezitojnë të firmosin tenderat?!

Juristët në entet publike pohuan se arrestimet e fundit të SPAK në nivelet e larta drejtuese e kanë rritur frikën te zyrtarët aktualë, të cilët nuk po firmosin aq lehtë sa më parë

Frika nga SPAK, zyrtarët hezitojnë të firmosin tenderat?!

Foto ilustruese

TIRANA- Në vitin 2024 janë programuar të investohen 135 miliardë lekë (1,3 miliardë euro) niveli më i lartë historik që nga viti 1990, por në dy muajt e parë të këtij viti janë disbursuar vetëm 0,9 miliard lekë (8,8 milionë euro) që përbëjnë vetëm 0.6% të buxhetit vjetor. Juristët në entet publike pohuan se arrestimet e fundit të SPAK në nivelet e larta drejtuese e kanë rritur frikën te zyrtarët aktualë, të cilët nuk po firmosin aq lehtë sa më parë. Të dhëna ditore nga thesari tregojnë se pagesat kryesore janë për paga, pensione dhe pushtetin vendor, ndërsa pagesat më të mëdha janë bërë deri më tani ndaj tunelit të Llogorasë dhe investimeve të mëdha në infrastrukturën rrugore.

Por ndërkohë tenderat me vlera mesatare dhe më të vogla, të cilat duket se janë edhe më të manipulueshme, nuk po zhvillohen. Ndër vite është krijuar një grup i ngushtë kompanish që marrin tenderat në sektorë të caktuar të administratës. Mirëpo hedhja e firmës është bërë më e vështirë, duke lënë shumë sektorë publikë në vështirësi funksionimi. Në raportin vjetor për vitin 2023, SPAK evidentoi se korrupsioni në administratën publike është mjaft i përhapur në prokurime dhe koncesione PPP.

pajisjeve mjekësore, blerjen e pajisjeve mjekësore dhe barnave, është vendosur kriteri favorizues i kualifikimit: autorizim nga prodhuesi. Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi Kuvendin nëpërmjet raportit vjetor 2023 se në procesin e planifikimit bux.hetor nuk respektohen afatet në përgatitjen d.he nxjerrjen e akteve nënligjore lidhur me kalendarin e menaxhimit të shpenzimeve publike.Në vitin 2022 janë konstatuar 29 raste, ku projektet e investimit 2-3-vjeçare të miratuara për Projektbuxhetin Afatmesëm (PBA) 2021-2023, nuk reflektohen në PBA 2022-2024, ose reflektohen me vlera konsiderueshëm më të ulëta, me qëllim ruajtjen e tavaneve të miratuara dhe alokimin e fondeve për projekte të reja. Janë gjetur 16 raste, ku projektet e investimit miratohen fillimisht në PBA 2021-2023, si projekte të reja m.e vlerë të ulët dhe më pas rriten në PBA 2022-2024 me vlerë të konsiderueshme.

Sipas KLSH-së, buxheti është ndryshuar me akte normative para muajit korrik, në mungesë të dokumentacionit bazë dhe atij shoqërues, i cili kërkohet nga Ligji organik i buxhetit, si në rastin e projektbuxhetit vjetor, si dhe pa respektuar afatet përkatëse. Gjithashtu, KLSH vër.en se gjatë raportimit dhe monitorimit të buxh.etit: janë konstatuar problematika në kryerjen e shpenzimeve korrente, sipas kodeve të produkteve buxhetore, ndryshime midis objektivave të produkteve të buxhetit.Janë konstatuar problematika që në detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ. “Konstatohen projekte investimi me përshkrimin ‘Fond i ngrirë’, detajim i fondeve pa projekt specifik në çeljen fillestare” shprehet KLSH. Gjithashtu, vitet e fundit, ka prirje të ulët vlera e investimeve kapitale të kryera me burim të huaj financimi, duke nxjerrë në pah mungesën e një roli aktiv të Ministrisë së Financave dhe të institucioneve publike përfituese të këtyre financimeve, si dhe mungesën e një analize më të thellë për zbatimin e projekteve, për të përcaktuar se ku dhe nëse mund të bëhen përmirësime, veçanërisht në lidhje me zbatimin e monitorimin e tyre.