Turistët italianë pushime në Shqipëri, Rama: S’keni parë gjë akoma

Shqipëria është një ndër destinacionet kryesore për italianët gjatë sezonit veror.Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotografi me pamje nga anijet e larguara nga Shqipëria në vitin ’91, duke bërë një krahasim me turistët italianë që po vizitojnë Shqipërinë këtë sezon veror.

Shqiptarët nisen drejt Italisë, 1991. Italianët nisen me pushime drejt Shqipërisë, 2023”, thuhet në diçiturën që shoqëron foton e publikuar nga Rama duke iu referuar edhe një shkrimi të publikuar ditët e fundit nga gazeta italiane “Corriere della sera”.

Kryeministri Rama shprehet se ‘prit prit, s’keni parë gjë akoma”

Vritet 29-vjeçari/ Anulohet takimi i Ballës me homologun grek,

Eshtë anuluar takimi dypalësh i Ministrit të Brendshëm Taulant Ballës me homologun e tij grek Ionais Ikonomou

Shkak për anulimin e takimit janë bërë trazirat para ndeshjes Aek- Dinamo Zagreb që do të zhvillohej në Greqi.Si pasojë e këtyre trazirave ka humbur jetën një 29-vjeçar, tifoz i Aekut.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në lidhje me përleshjet janë arrestuar 96 persona, mes tyre 82 kroatë, 1 austriak, 1 boshnjak, 1 shqiptar, 1 gjerman, 2 grekë.

Burgu lundrues’ në Britani, dalin pamjet nga godina ku po qëndrojnë azilkërkues shqiptarë dhe të huaj

‘Burgu lundrues’ në Britani, dalin pamjet nga godina ku po

Britania e Madhe që nga dita e djeshme ka filluar të zhvendosë disa emigrantë, përfshirë edhe shqiptarë, duke i vendosur ata në platforma lundruese në brigjet e saj jugore.

Mediat britanike kane publikuar pamjet e atyre qe tashme quhen “burgje lundruese”. Vendimi është pjesë e planeve për të kursyer fonde, duke u hequr mundësinë e dërgimit nëpër hotele të migrantëve që arrijnë në Britani me varka të vogla.

Në përpjekje për të penguar shtetas të huaj të hyjnë në Britani pa dokumente, qeveria po i zhvendos emigrantët në vende ushtarake të papërdorura, si edhe në ndërtesa lundruese trekatëshe gri, në Portland, ku mund të strehojë rreth 500 njerëz në më shumë se 200 dhoma gjumi.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës/ Rama: Po punohet me ritëm të lartë për të ulur avionin e parë në vitin 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet që po bëhen për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama tregon se pista e këtij aeroporti ndodhet në një fazë më të avancuar të ndërtimit të saj dhe se po punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025.

I shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet 26-vjeçari në Rinas

Si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve, në hyrje të Shqipërisë, u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për “Vrasje nga pakujdesia”.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, policia, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin H. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndodh dhe kjo në Itali/ Gjen vdekjen nga rrotat e djathit.

Giacomo Chiapparini, gjeti vdekjen pasi në baxhon e tij u thye një raft i tejmbushur me djath.

Shembja e raftit rrëzoi mijëra rrota 40 kilogramëshe djathi “Parmixhiano”, të cilat ranë mbi trupin e 74-vjeçarit italian, duke rezultuar fatale sa i përket goditjeve që i morën jetën.

Ekspertëve i është dashur 12 orë për të gjetur trupin e të ndjerit të mbuluar krejtësisht nga djathi, ndërsa një banor vendas tha për mediat vendase se shembja është dëgjuar “si një bubullimë” në zonë.

Ndërkaq, përveç humbjes së jetës, dëmi ekonomik i shkaktuar për familjen e të moshuarit është vlerësuar në rreth 7 milion euro.

Ndodh dhe kjo në Itali/ Gjen vdekjen nga rrotat e djathit

Pazari Rama- Berisha për kullën në qendër të Tiranës, reagon Shkëlzen Berishaj

Pazari Rama- Berisha për kullën në qendër të

Pas lajmeve për ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës, se në dyshen  Rama-Veliaj janë edhe “oligarkët e PD-së dhe LSI-së” , ka reaguar Shkelzen Berisha. Ky i fundit i përmendur gjithashtu në skandalin e ndërtimit në kryeqytet.

Revokoje lejen, ose haje me “nder”!Dje dhe sot media të sponsorizuara me tendera dhe para inceneratorësh si dhe të njohura gjerësisht në opinion si tualete mediatike që shpërndajnë me porosi nenproduktet Rama – Veliaj më kanë vënë në qendër të “sulmeve” sepse bash padronët e tyre (Rama & Veliaj) gjoja me paskan bërë dhuratë një kullë 125 m të lartë në qendër të Tiranës!

Në lojë kanë futur dhe “jaranin” e Ballës të cilin e ngrijnë dhe e shkrijnë sa herë u duhet për të filluar beteja imagjinare!Në fakt ana më qesharake e strategjisë nuk është shpifja ndaj personit tim por sulmi që në vend të Ramës që ka firmosur e dhënë lejen bëhet ndaj meje, si gjoja “përfituesi” i saj!

Mjafton të shikosh kush e shet gjellën për të kuptuar kush e ka gatuar!Gjatë gjithe këtyre viteve e vetmja gjë që Shkelzen Berisha ka “përfituar” nga Rama – Veliaj dhe zagarët e tyre politikë e mediatikë janë shpifjet dhe kallëzimet e rreme!

Sidoqoftë për t’i dhënë një përgjigje kujtdo që ka ngelur ne grepin e shpifjes së radhës po i bej një sfidë publike Edi Ramës që të revokojë lejen e ndërtimit, ose të pranojë në heshtje se pas saj njëlloj si për qindra leje të tjera janë pazaret që ai firmos paf paf paf e fap fap fap bash si për vjedhjen e inceneratorëve!

Sigurisht që ai nuk do bëjë asgjë, pasi në thelb gjithë zhurma e shpifjes nuk ka për qëllim prishjen e pazareve të Ramës, por largimin e vemendjes nga skandali i inceneratorëve për të cilin ai dhe Veliaj në ndryshim nga skandali i Kullës, rrezikojnë burgun! Sidoqoftë sfida mbetet e hapur … revoko lejen ose haje me “nder”!

Vrasja e sotme në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Vlorë gjatë ditës së hënë është arrestuar. Burime për mediat kanë konfirmuar se ai ndodhet në komisariatin e policisë së qytetit.Sipas burimeve, vrasja e Armando Meshaut, ndodhi pas një sherri në një kancelari në qytet, ku viktima dhe autori debatuan për pronësinë e një apartamenti.

Sipas burimeve, debati ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve, ku shkaku mësohet se ka qenë një banesë. Meshau ka debatuar me personin në fjalë, duke e ofenduar dhe duke i thënë që nuk ka për ta marrë apartamentin, duke përdorur fjalë banale.

Më pas sherri ka degraduar deri në dhunë fizike, ku autori e ka qëlluar dy herë me grusht në fytyrë 55-vjeçarin, i cili ra pa ndjenja në tokë, duke humbur jetën në vend

Kulla e re në Tiranë, Basha: “Omerta’ e bashkëfajësisë mafioze, detyra e PD është të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot për ndërtimin e kullës 125 metra të lartë në lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Në një reagim në rrjetet sociale ai shprehet se PD-ja do të reagojë sa herë që kasta 33 vjeccare do të bëhet bashkë si dy duar “që lajnë fytyrat e nxira nga korrupsioni”.

Reagimi i BashësMali i korrupsionit në qendër të Tiranës i mbuluar nga “omertà” e bashkëfajësisë mafioze, është një karshillëk ndaj të gjitha institucioneve që kanë për detyrë të mos lejojnë që Shqipëria të kthehet në një parajsë për pastruesit e parave dhe miqve të tyre në politikë dhe nga ana tjetër e shndërron vendin tonë në një ferr pandershmërie dhe pandëshkueshmërie për qytetarët që kërkojnë standarde europiane për të ndërtuar jetët e tyre dhe familjeve të tyre.

Kjo “omertà”, ky kod i heshtjes, prodhon një ekonomi të deformuar, që nuk pasqyron forcat normale të tregut, që gjymton konkurrencën, iniciativën e lirë, besimin te institucionet, të cilat shihen si legjitimuese të krimit dhe korrupsionit.Detyra jonë si Parti Demokratike është të mposhtim këtë heshtje shurdhuese që dëmton interesin publik, sa herë interesat e kastës 33 vjeçare bëhen bashkë si dy duar që lajnë fytyrat e nxira nga korrupsioni.

E rëndë në Korçë, gjendet e vetëvarur një 36-vjeçare pranë hangarit të banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 36 vjeçare është gjetur e pajetë e varur në hangarin pranë banesës së saj.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Turan në Korçë, ku si pasojë është gjetur e vetëvarur një 36 vjeçare ku paraprakisht në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më datë 06.08.2023, në fshatin Turan, Korçë, në hangarin pranë banesës së saj, është gjetur e vetëvarur dhe pa shenja dhune, një 36-vjeçare. Grupi hetimor vijon veprimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.