Flirtet në plazhe| Numri më i lartë i divorceve korrik-gusht, ditët e verës test për çiftet

Sociologu Gëzim Tushi në një lidhje skype në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për flirtet të cilat janë më të shpeshta në stinën e nxehtë të verës. Ai shprehet se është pikërisht kjo periudhë veçanërisht muajit korrik-gusht kur çiftet ndahen më shumë dhe numri i divorceve është më i lartë, teksa e cilëson këtë kohë dhe si një test për ta.

Lidhjet erotike vihen në provë dhe ka një diskordancë të madhe mes atyre lidhjeve që pësojnë divorc sepse këtu kuptohet si janë marrëdhëniet dhe si funksionon një martesë. Në këto rrethana si rezultat i flirteve në këtë periudhë ndodhin më shumë divorcet sepse mund të krijohen rrethana dhe shanse për lidhje të reja.

Një krisje që ka pësuar një lidhje ekzistuese, e dikurshme që ka brenda kontradikta mund të pësojë jo kthim pas dhe për këtë arsye ndodh divorci. Vendet skandinave e kanë nivelin e divorceve 42% dhe muajt më intensiv janë korriku dhe gishti. Dhe këtu te ne kam përshtypjen se shtohen këto rreziqe në këtë periudhë.

Është mirë se këto dy muaj të bëjnë dhe një testim të lidhjes sepse kur je buzë detit dhe me pushime dhe çifti është më shumë se kurdoherë bashkë ata kuptojnë një të vërtetë se kjo lidhje vazhdon apo përfundon.

Më tej ai shtoi se divorci është bërë një tumor social, pasi pasojat e divorcit në Shqipëri si nga flirti këto muaj apo për shkak se nuk funksionon martesa edhe pse janë gratë ato që e pësojnë më shumë.

Për mua fakti që kohët e fundit janë gratë ato që po kërkojnë divorcin tregon empancipim. Statistikat evropiane tregojnë se tradhtitë bashkëshortore apo mungesa e besnikërisë bashkëshortore ka shkuar pothuajse barabartë.

Kam përshtypjen se ne nuk jemi në këto shifra, vitet e fundit është rritur numri i kërkesave nga gratë për divorce por besoj se nëse do bënin një diagnostikim të divorceve që kërkojnë gratë nuk vjen nga kjo, por për faktin se shumica e grave hyjnë në martesa që nuk funksionojnë, futen në grackën e një burgu shtëpiak.

Në shoqërinë shqiptare akoma ka një koncept dikotomik për tradhtinë bashkëshortore, nëse ajo e mashkullit edhe falet, një flirt e femrës konsiderohet si një tragjedi e madhe sepse shoqëria shqiptare ka koncept tjetër për moralin e mashkullit dhe të femrës dhe vazhdojmë ta ushqejmë që në fëmijëri.

Gjatë kësaj periudhe ka më shumë provokime sepse këto ditë vere janë të përshtatshme për njerëzit që janë të paqëndrueshëm për marrëdhëniet e tyre. Mendoj se një pushim i përbashkët i një çifti që kalon momente të krizës martesore do të ishte shumë i rëndësishëm.

Atentati me 3 viktima në Memaliaj, vëllai i Marsel Çelës paralajmëron vetëgjyqësi: Të gjenden autorët që e vranë padrejtësisht

1721565288_Capture.JPG

Marsel Çela

Thikë pas shpine” e konsideron vëllai i Marsel Çelës vrasjen në lokalin ku 47-vjeçari po konsumonte një pije mbrëmjen e kaluar në Memaliaj.

I dërrmuar nga humbja e njeriut të tij të dashur, ai kërkon kapjen e autorëve dhe vënien e drejtësisë për ekzekutimin e 47-vjeçarit.

Vëllai im është i pafajshëm. Doli të pinte kafe. Shikonte punën e tij. Punonte në Vlorë. La pas dy prindër të moshuar e të sëmurë. Shteti të verë dore. Të gjejë një orë e më parë autorët”.

Për Top Channel, vëllai i 47-vjeçarit paralajmëroi vetëdrejtësi, nëse autorët nuk kapen.

“Po nuk i gjeti, do na detyrojë të vemë një shirit në krah e ta zgjidhim vetë. Flasim për dy jetë të pafajshme. As kamarieri s’ka asnjë faj. Punonte për bukën e gojës”.

Pronat dergojne drejte traumes dy kusherinj te plagosur

Thumanë

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë janë raportuar në Thumanë, ku dyshohet për 2 të plagosur.

Sipas infomacionev eparaprake dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt mes kushërinjve, ku njëri prej tyre është polic.

Dy të plagosurit kanë mbërritur në Spitalin e Traumës, ndërsa policia është drejt vendit të ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë konflikt.

“Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – njofton policia.

Po vijnë 17,000 turistë”, banorëve të Santorinit u kërkohet të mbyllen në shtëpi për të liruar hapësirë

Banorëve të destinacionit të njohur turistik grek, Santorini, u është kërkuar që të kufizojnë lëvizjet e tyre në qytet, pasi një turmë e madhe turistësh pritet të arrijë në ishull.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, që i ngjan atyre të emergjencën nga numri 112, anëtari i këshillit bashkiak të Thirës ngriti alarmin te qytetarët duke i këshilluar që të qëndrojnë sa të mundin në shtëpi për të liruar hapësirën për turistët.

Abuzonte seksualisht me nje 16- vjecare dhe e kercenonte mos te tregonte

Abuzimi seksual në Maliq/ "Më tha vajza do mbytem", flet

nena e te mitures

MALIQ- Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Maliq, ku dy persona janë vënë në pranga pasi kanë abuzuar seksualisht dhe kanë shfrytëzuar për prostitucion një 16-vjeçare.

Rasti u zbulua pasi e mitura ka treguar nënës së saj për ngjarjen dhe kjo e fundit ka bërë denoncimin në polici.

Sipas dëshmisë së saj vajza i ka thënë se “do të mbytem” dhe më pas ka treguar se çfarë ka ndodhur.

Ajo thotë se 26-vjeçari e kërcënonte të mos tregonte asgjë.

Më tej tregon se ai e merrte çdo ditë me motor nga shkolla.

“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego.

E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh.

E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor.

E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më.

Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë.

Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha.”, ka thënë nëna e të miturës.

Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së!

Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së!

Nga Azgan Haklaj

Komisioneri Celibashi mashtroi publikisht sot kur tha në zgjedhjet në Himarë është regjistruar PD me kryetar Sali Berishën!

Mashtroi Celibashi publikisht e ka tre vite që mashtron Sali Berisha dhe enturazhi i tij duke quajtur Sali Berishën kryetar i PDSH-së!

Si bashkëkryetar figuron edhe i ndjeri Bujar Nishani!

Paçavurja vazhdon me Kokalarin!

A ka turp më të madh për gjyqtaret e apelit.

Ja çfarë vendimi kanë dhënë!

Përveç Shehajt në këshillin kombëtar të Rithemelimit të Sali nongratës janë disa kryetar ‘partish’ të regjistruar në gjykatë me nga një vulë tjetër në xhep si Xhozi, & kompani që dëmtuan PD-në në vitin 2021 e tani dalin në televizion si shpëtimtarët e saj!

Kjo është levizja çartiste e nongratës Sali Berisha!

Partia Demokratike demokratët euroatlantikë është e vendosur që t’i shkojë gjer në fund betejës ligjore shterruese për të zbardhur të vertetën

Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së!

MOTi ne diten e sotme luhatet nga kthjellime ne vransira edhe shi

Per diten e sotme parashikohet nje mot me ndryshime te herpashershne.
Nga kthjellime ne mengjes e deri ne vransira e here her shi me shkarkesa
Pervec bregdetit.
Era do fryje 5 m ne sekond dhe ne bregdet 10 m per sekond.k
Valsimi ne det do jet 3 ball.
Temperatura e sotme parashikohet te jene:
Në zonat malore 18°C deri 33°C
Në zonat e ulëta 20°C deri 36°C
Në zonat bregdetare 23°C deri 35 °C

PD Euroatlantike e Bashës dorëzon rekursin në GJL

Vula/ PD Euroatlantike e Bashës dorëzon rekursin në GJL

 

Ashtu siç kishte paralajmëruar, grupimi i Lulzim Bashës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit që i kaloi logon dhe vulën e PD Sali Berishës dhe komisionit të Rithemelimit.

Që pas zbardhjes së vendimit, ishte njoftuar një nismë e tillë, e cila, sipas Bashës dhe mbështetësve të tij, do ta përmbysë situatën dhe realitetin, për shkak të veprimit të padrejtë të Apelit.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit nuk mori në konsideratë rekomandimin e Gjykatës së Lartë për ta trajtuar në themel çështjen e PD, duke lënë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit, çka është një shkelje e rëndë e kësaj gjykate

Apeli do duhej ta kishte trajtuar çështjen e PD në themel të saj, duke filluar nga çdo procedurë e ndjekur antiligjore dhe antistatuore e Berishës dhe mbështetësve të tij.

Vula/ PD Euroatlantike e Bashës dorëzon rekursin në GJL