Policia speciale rrit praninë në veri të Kosovës pas sulmit në Banjskë

Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.Vetëm dy muaj e gjysmë më parë, Qeveria e Kosovës ishte pajtuar për të zvogëluar praninë e kësaj njësie në zonën e banuar me shumicë serbe.Kjo ishte pjesë e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve.Situata atje u acarua nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave, nën përcjelljen e policisë speciale, u vendosën në objektet komunale.Veprimi nxiti reagimin, herë-herë edhe të dhunshëm, të popullatës lokale, që kundërshton si kryetarët shqiptarë, ashtu edhe praninë e forcave speciale të policisë së Kosovës.Pas trysnisë disajavëshe të BE-së, Qeveria e Kosovës u dakordua ta zvogëlojë përgjysmë praninë e njësisë speciale përreth objekteve komunale në veri, si dhe të organizojë zgjedhje të reja atje.Por, sulmi, ku grupe të armatosura qëlluan policinë e Kosovës duke vrarë një pjesëtar të saj më 24 shtator, u dha kah tjetër zhvillimeve.Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se policia ka rritur tashmë praninë e saj në veri.“E kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën përreth brezit kufitar. Po ashtu, kemi shtuar prezencën e njësisë speciale të policisë së Kosovës në veriun e Kosovës. I kemi reduktuar paksa patrullimet e policëve të zakonshëm, për shkak se nuk kanë nivel të tillë të mbrojtjes për t’u përballur me ndonjë sulm të mundshëm”, tha Hoxha.

3 vrasje në dy ditë, asnjë i arrestuar, PD: Krimi nuk luftohet me kërcënime boshe

Anëtarit i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri doli në një komunikim për mediat ku foli për situatën e rendit në vend. Kulluri akuzoi qverinë se nuk po arrin ti përgjigjet situatës kriminale në vend”Situata e rënduar e sigurisë në ditët e fundit ka trazuar sërish opinionin. Për shkak të humbjes së besimit tek organet ligjzbatuese, invividë që mbartin konflikte të ndryshme e kanë gjetur zgjidhjen tek vetgjyqësia.

Serial vrasjesh, kapet “Topuzi i Pogradecit” dhe Firdeusi, djali i “Lilit të Rrushkës”

Sipas dëshmisë së Artan Tafanit, është arritur të zbardhen dhe vrasjet e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, ngjarje të ndodhura në shtetin grek.Këto dy vrasje janë kryer me pagesë për llogari të Laert Haxhiut.Ndërsa në pranga gjatë operacionit policor kanë rënë dhe dy emra të njohur të botës së krimit në Pogradec, Mariglen Topuzi dhe Firdeus Berberi.

Komunikimi i arrestit Firdeus Berberit së bashku me Laert Haxhiut i është bërë në një burg të Greqisë.

Berberi është djali i Ilir Berberi alias “Lilit të Rrushkës”, aktualisht në burg për mbajtje pa lejë të armëve.

Gjithashtu grupi veç vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë dyshoher se ka kryer dhe një vrasje tjetër në këtë qytet, atë të Artur Breshës të ndodhur në Tepelenë. Mes personave të arrestuar në Pogradec është dhe Bledar Berberi, vëllai i Meard Berberi i njohur në Pogradec me nofkën “Koro”.

Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi janë arrestuar teksa qëndronin në ambjentet e një kafeneje në qëndër të Pogradecit.

Serial vrasjesh, kapet "Topuzi i Pogradecit" dhe Firdeusi, djali i

Rrumbullakosen” 6 vrasje/ 12 të arrestuar e 3 në kërkim. Kreu i Policisë: Artan Tafani autor i ekzekutimit të Alban Semakut

Drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për mediat, ku foli për megaoperacionin e koduar “Never Forget”. Rrumbullaku tha se janë zbardhur 6 vrasje dhe janë lëshuar 15 urdhëra arreste.“Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë si edhe zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në tentativë.Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Artan Tafani, dyshohet se ka kryer disa ngjarje kriminale, vrasje nga viti 2021-2023”

Gjatë këtij megaoperacioni u zbardhën 6 vrasje. Artan Tafani autor i vrasjes Alban Semakut në peqin në 2021.Për vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë në qershor 2021 autorët e dyshuar janë Leart Haxhiu, Artan Tafami, Erisiana Abenidini, Lulzim Spaija, Ligor Lomacka, Bujar Abedini. Sipas hetimeve Laert Haxhiu rezulton të jetë organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi.”Ai është organizatori dhe porositësi i vrasjes në Athinë të Lulzim Qorrit dhe Dikens Halili. Të dhënat do i çohen autoriteteve në Athinë”, tha Rrumbullaku.

Sulmi terrorist serb në Kosovë, Rama: Brukseli nuk e priti mirë qëndrimin tonë, por ai nuk ndryshon. KFOR të marrë nën kontroll Veriun!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të BE për ngjarjet në Kosovë, por edhe për qëndrimin e Shqipërisë që nuk u linjësua me atë të ndërkombëtarëve.“Për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjësua me një deklaratë të politikës së jashtme të BE.

Ky fakt ka shkaktuar një përshtjellim të kuptueshëm kur ia kemi përcjell Brukselit si një qëndrim të Shqipërisë, por as nuk jemi përpjekur qysh pardje paradite, përpara moslinjëzimit, që deklarata të reflektonte ngjarjet e ditëve të fundit, vrasjen e policit në Kosovë dhe shpalljen e zisë kombëtare në Beograd.

Dëshmitë e Artan Tafanit: Si u vra Artur Bresha në 2019 dhe iu plagos i vëllai

Dëshmitë e Artan Tafanit kanë hedhur dritë në një prej atentateve të bujshme që kanë tronditur vendit.Bëhet fjalë ekzektuimin mafioz të Artan Breshës, i cili punonte si roje në një pike inertesh.Ai u qëllua për vdekje me kallashnikov në mbrëmjen e 4 Dhjetorit 2019.Autori i ngjarjes, që besohet të jetë identifikuar nga Tafani, pas ekzekutimit gjakftohtë të Artan Breshës drejtohet për në banesën e viktimës.Aty gjen të vëllain, Artan Breshën, të cilin e plagos me dy plumba. Plumbat nuk rezultuan fatal për këtë të fundit, i cili u plagos nga tentativa për vrasje.

Ekskluzive/ E përfshirë në vrasje, prangoset Klea e dashura e Haxhiut, Laerti kapet në burg. ADN-ja e gjetur në makinë zbuloi penditon Artan Tafani.(Lista)

Artan alias Marjus Tafani, një nga ushtarët e bandës së Laert Haxhiut në Lushnjë, ka rënë në prangat e policisë kriminale, duke u kthyer më pas në bashkëpuntorin e prokurorisë së Elbasanit.Ndalimi i tij është realizuar në Tiranë nga një skuadër operacionale në Policinë e kryeqytetit, e cila kishte disa kohë që kishte lokalizuar vendodhjen ku fshihej Tafani.Ndërsa mes personave të arrestuar për vrasje “Ora News” mëson se është dhe Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut të akuzuar për disa vrasje. Ndërsa Haxhiu është shpallur në kërkim, veç dy masave të tjera të sigurimit me “arrest në burg” për ekzekutimin e Besnik Hidës dhe Jurgen Hoxhës e Zamir Latifit.Mes personave të arrestuar janë dhe anëtarë të familjes Xhahysa në Peqin. Pritet që kjo dosje e rregjistruar në Elbasan për “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.

Por brenda në mjetin e braktisur policia dhe prokuroria e Elbasanit gjetën filtrin e cigares, ku dhe u zbulua profili i ADN-së, që solli më pas identifikimin e njërit per autorëve pjesëmarës në këtë vrasje, Artan Tafani.Tafani, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua nga policia operacionale tre ditë më parë. Për tre ditë me rradhë, ai është njohur me faktet dhe akuzat që kishte ngritur prokuroria e Elbasanit, si njëri nga vrasësit e Albi Bashaliut.Të arrestuarit i është hedhur në tavolinë oferta e bashkëpunimit me prokurorinë, i cili ka pranuar të japë shpjegime për të gjitha krimet që di, në këmbim të garancisë së mbrojtjes fizike të tij dhe familjarëve por edhe një dënimi sa më të butë.Ai ka pranuar pjesëmarjen në vrasjen e Bashaliut, duke treguar se këtë krim e ka orkestruar Laert Haxhiu, me financimin e familjes së Ylber Xhahysës, me qëllim hakmarjen për vrasjen e Ylberit nga Leonard Bashaliu, në vitin 2021.

Proteste kunder terrorit serb ne Kosove

Parashikohet ne Gjermani proteste kunder terrorit serb ne Kosove..Ne dt 06/10/2023 parashikohet te mbahet protesta ne adresen platz der Alten Synagoge ne Freibourg qe gjendet te Albert-Ludwig Univerität ne Bertolt Strabe 30, 79098 Freiburg im Breisgau duke filluar nga ora 17:30 te mbasdites. Mbajtja e kesaj proteste ka si qellimin kundershtimin e terrorit serb ne territorin e Kosoves kubsi pasoje pati vrase-plagosjen e uniformave blu. Si pasoje ka mbetur i vrare rreshter Afrim Bunjaku dhe i plagosur Alban Rreshiti ne Banska te Zvecanit , te cilet me vone u vendosen ne manastirin e fshatit Banjska. Gjithashtu, ne kerkesen drejtuar bashkise per kerkim leje te mbajtjes se kesaj proteste eshte shprehur largimi i Borrelit dhe Lajcakut nga ekipi te derguareve te BE per lehtesimin e dialogut. Kerkesa per perkrahjen dhe mbeshtetjen e kesaj proteste eshte paraqitur nga kryetari i komunitetit te shqiptareve ne Emmendingem, Gjermani, z. B.Sh. (Brahim Shabani) ne rreth ores 20:00 te mbremjes se dt 27/09/2023 .

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dalin detajet e para

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dalin detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Dukagjin. Sipas informacioneve praprake mësohet se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër është plagosur.

Viktima është identifikuar si Z. G., ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë djali i tij, G. G.Autori është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë mësohet se G. G. në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.Forca të shumta Policie janë nisur drejt vendit të ngjarje, ndërkohë deri më tani nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje të rëndë. Priten më tepër detaje në vijim.

Rama pritet nga kryeministrja Meloni në Itali

Rama pritet nga kryeministrja Meloni në Itali

Kryeministri Edi Rama u mikprit sot nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni, në kuadër të vizitës së nivelit të lartë, që po zhvillon në Itali.

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën ekonomike, ishte një tjetër temë e diskutuar gjerësisht në takim, ku Italia si partnere strategjike e Shqipërisë, ka një rol tejet të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përmes prezencës gjithnjë në rritje të sipërmarrjeve italiane në vendin tone.

Sa i përket integrimit europian të Shqipërisë, në takim u theksua se Italia do të vijojë të mbështesë fuqishëm procesin, në të gjitha etapat e tij, ashtu si deri më tani.