Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen debutuese, ja programi

Kombëtarja shqiptare do të rinisë këtë të hënë përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Italisë, që do të luhet në stadiumin e Dortmundit më datë 15 qershor, ora 21:00.

Pas një dite pushim, kuqezinjtë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau.Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se seanca e parë e të hënës do të nisë në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur 15 minutat e para për median, ndërsa seanca e dytë do të startojë në ora 17:00 dhe do të jetë gjithashtu e hapur për median.Sakaq, do të kemi dhe në konferencë për median nesër me një nga futbollistët kuqezi, i cili do të jetë në komunikimin e përditshëm duke nisur nga ora 13:45.

Konferencën mund ta ndiqni në faqen zyrtare të FSHF në Youtube, teksa gazetarët do të mund ta ndjekin dhe të drejtojnë pyetje online në kanalin e dedikuar në Microsoft Teams.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *