Djali i pronarit të ‘Lajthizës’ me armë pa leje në restorantin e VIP-ave ‘Savoy Garden’, plagos gjatë festës një vajzë e dy vëllezërit e saj! Në kërkim nga policia! 2 të tjerë në pranga

Një festë e orëve të vona në një nga restorantet më luksoze në rrugën e Kavajës, brenda një kompleksit të banimit “Deligjorgji” në Tiranë përfundoi me 3 të plagosur me armë zjarri, anëtarë të së njëjtës familje, motra dhe vëllezërit.

Festa në rreth shoqëror e familjar përfundoi me gjakderdhje, pasi në mesin e të ftuarve VIP ishte dhe një person i armatosur. Edison Elezaj 32 vjeç djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit “Lajthiza”, kishte me vetë një armë zjarri që policia thotë se ishte pa leje. Gjatë festës pas mesnate, arma është shkrepur dhe për pasojë mbetën të plagosur 3 familjarë, motra me dy vëllezërit.

Vajza 36 vjeç binjake me vëllain, dhe më i vogli mes tyre, 34 vjeç u paraqitën rreth orës 01:35 në një spital privat në Tiranë me dëmtime të shkaktuara nga arma e zjarrit – thotë policia në një njoftim zyrtar. Vëllezërit kanë lënë spitalin pasi kanë marrë mjekim, ndërsa vajza 36-vjecare – thotë policia – është ende nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

Veliaj kishte veshur antiplumb! Në sallë, persona të armatosur!” Përplasjet fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Blushi: Ishte planifikuar gjakderdhje!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish sot pas përplasjeve të ndodhura ditën e djeshme mes këshilltarit të opozitës, Tedi Blushit dhe këshilltarit socialist, Halit Valterit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. • Në një konferencë për mediat, Meta tha se “ata”, duke nënkuptuar soialistët, goditën Tedi Blushin sepse duan t’i mbyllin gojën opozitarizimit. • Ai shtoi se kjo do të ndodhte pasi në Këshillin Bashkiak të Tiranës, sipas tij, u kishin mbyllur gojën atyre që u morën votat opozitës në zgjedhjet që u blenë. • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili u përfshi ditën e djeshme në përplasje në Këshillin Bashkiak, deklaroi se gjithçka ndodhi ka qenë e inskenuar. • Blushi tha sot në një konferencë për mediat se në mbledhje kanë qenë të persona të armatosur. • Ai shtoi se skenari ka qenë që të kishte gjakderdhje. • Blushi tha dhe se kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë i veshur me antiplumb.

“Parajsa juaj eshte makthi yne” protesta massive kundra turizmit ne spanje

“Parajsa juaj është makthi ynë!”, protesta masive

Mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër turizmit masiv në ishullin e Mallorca-s. Demonstrata bënte thirrje për kufizime në numrin e turistëve dhe protestuesit mbanin tabela që shkruanin: “Turistë ne ju duam kur nuk blini tokën tonë. Parajsa juaj është makthi ynë”.

Sipas organizatorëve, “Menos Turisme, Mas Vida” (Më pak turizëm, më shumë jetë), rreth 50 000 njerëz morën pjesë në protestë të dielën, megjithëse policia tha se shifra reale ishte rreth 12 000. Organizatorët pretendojnë se modeli i turizmit të ishullit varfëron punëtorët dhe pasuron vetëm disa. Ata kërkuan një model alternativ turizmi, përmirësimin e shërbimeve publike dhe ruajtjen e rigjenerimin e zonave natyrore.

Demonstrata përfshinte rreth 110 grupe dhe lëvizje shoqërore, sipas transmetuesit publik spanjoll RTVE. Ishujt Balearik, të përbërë nga Mallorca, më i madhi nga ishujt, Menorca, Ibiza dhe Formentera, tërhoqën 14.4 milionë vizitorë të huaj, vitin e kaluar, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave Spanjolle.

Në fillim të këtij muaji, protestuesit demonstruan kundër turizmit masiv edhe në Barcelonë ku spërkatën vizitorët me ujë dhe marshuan nëpër qytet, duke brohoritur: “Turistë shkoni në shtëpi!”

Plagosen duke festuar…te rinjt I shpetojne paq plumbave

Po festonin Tek rruga e kavajes por per pak nje incident u kushtoj jeten

32-vjeçari E.E dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, të cilët janë dërguar në një spital privat. Policia thotë se D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ulen temperaturat, meterologia: Priten reshje shiu në të gjithë vendin

Pas ditëve me temperatura ekstreme të larta, të cilat arritën deri në 43 gradë celsius, jemi futur në një javë me temperatura të paktën 3 gradë më të ulëta, ndërsa priten edhe reshje shiu.

Meteorologjia Tanja Porja, tha në A2, se këtë javë të fundit të Korrikut nuk do të kemi temperatura që t’i kalojnë 40 gradë Celsius.

“Kjo javë do të jetë ndryshe nga ajo që sapo kaluam, me temperatura të paktën 3 gradë më pak. Mëngjesi i së hënës ishte i freskët me temperaturat minimale që kanë zbritur nga 17-18 gradë celsius në 13 gradë celsius në zonat malore.

Të paktën këtë javë nuk presim temperatura 40 gradë, ndërsa priten reshje shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Sa i përket kësaj të hëne, temperaturat minimale do të jenë në 13 gradë në zonat malore në veri dhe në juglindje, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet termometri ka shënuar një rënie të ndjeshme nga 19 deri në 21 gradë celsius, ndërsa në javën e kaluar kemi qenë në vlerat deri në 26 gradë celsius.

Kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë gjithë ditës së sotme. Vranësirat do të fuqizohen pasdite në veri dhe verilindje, duke prodhuar reshje të pakta shiu. Në pjesën tjetër të vendit, vranësira por pa reshje”, u shpreh meteorologia Porja.

Kur largohet vapa e madhe, sinoptikanet kane nje pergjifje per ketë

Fundjava do të largojë vapë e madhe qe ka zaptuar Evropën.
Kjo eshte ajo cfare kane paralajmëruar sinoptikanët.
Pas nje vape te tjezgjatur ne te gjithe Evropën me ne fund ekspertet bejne parashikimin per ditet ne vazhdim megjithatë disa vende te Evropës si Portugalia apo Qipro do jene akoma nen mbrererine e keti te nxehti qe vjen nga Afrika.

Rrahu bashkëshorten, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Rrahu bashkëshorten, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Punonjësi i policisë 55-vjeçar Pali Pjetërgjokaj është arrestuar këtë të hënë në Tiranë.

Ai është kapur në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

 

 

Plas grushti në Këshillin Bashkiak/ Blushi i hedh letra Veliajt, Valteri e mbron, përleshen fizikisht

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Një debat është zhvilluar mes këshilltarit të PL-së, Tedi Blushit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gjatë debatit, Blushi i ka hedhur dosjen Veliajt, ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së.

Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.

Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.

 

I pamaskuar dhe i veshur me të zeza! Kamerat filmuan autorin e masakrës në Memaliaj! Çfarë tha para se të qëllonte?

I pamaskuar dhe i veshur me të zeza! Kamerat filmuan autorin e

Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë autorin e masakrës me 3 të vrarë në Memaliaj, i cili ekzekutoi me breshëri plumbash babanë e Andrea Kalemit, Shyqyr Kalemin, kamarierin e lokalit, Gledio Muka dhe klientin Marsel Çela, natën e 20 korrikut.

Sipas burimeve autori është i gjatë 1.80 centimetra, rreth 40-vjeç dhe i pa maskuar. Ai ka qenë i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë të zezë, pa mëngë.

Në momentin kur ka qëlluar ndaj viktimave, autori është ndalur për pak sekonda dhe dyshohet se u ka thënë diçka para se t’i ekzekutonte.

Personi i dytë në timonin e makinës nuk është identifikuar ende.