Berisha rreshton të gjitha faktet se si u ngrit narko-shteti: Të hënën në ora 11:00, ta nxjerrim për zverku nga zyra Erion Veliajn, kryehajdutin e Tiranës

Ish-kryeministri Sali Berisha e nisi fjalimin e ti të përnatshëm drejtuar mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të banesës ku që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar qëndron në izolim me zgjedhjet evropiane.

Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë kandidatët e së djathtës dhe kandidatët shqiptarë kudo që janë.Berisha denoncoi me forcë kërcënimin nga “miqtë” e Edi Ramës në krye të Sinaloas së Meksikës të gazetarit të njohur italian, Zigfrid Ranuçi, siç tha ai.Në këtë kontekst Berisha rreshtoi të gjitha faktet, sipas tij, se si u ngrit narko-shteti nga Edi Rama.Në përmbyllje të fjalës së tij Berisha i bëri thirrje po ashtu shqiptarëve që të hënën në ora 11:00, të gjithë të bashkuar, ta nxjerrin për zverku nga zyra Erion Veliajn, “kryehajdutin e Tiranës”, siç e cilësoi ai.